Bibla e Shenjtë - Albanian Bible

 

Jobi

 

Kapitulli 40

 

 

1.

 

Zoti vazhdoi t`i përgjigjet Jobit dhe tha:

    
 
 

2.

 

"Ai që kundërshton të Plotfuqishmin, a dëshiron vallë ta korrigjojë? Ai që qorton Perëndinë, t`i përgjigjet kësaj pyetjeje".

    
 
 

3.

 

Atëherë Jobi iu përgjigj Zotit dhe i tha:

    
 
 

4.

 

"Ja, jam shpirtvogël, çfarë mund të të përgjigjem? E vë dorën mbi gojën time.

    
 
 

5.

 

Kam folur një herë, por nuk do të flas më; po, dy herë, por nuk do të shtoj asgjë".

    
 
 

6.

 

Atëherë Zoti iu përgjigj Jobit në mes të furtunës dhe i tha:

    
 
 

7.

 

"Çohu, ngjishe brezin si një trim; unë do të të pyes dhe ti do të më përgjigjesh.

    
 
 

8.

 

A dëshiron pikërisht të anulosh gjykimin tim, të më dënosh mua për të justifikuar vetveten?

    
 
 

9.

 

A ke ti një krah si ai i Perëndisë dhe a mund të të gjëmojë zëri sa zëri i tij?

    
 
 

10.

 

Stolisu, pra, me madhështi dhe madhëri, vishu me lavdi dhe me shkëlqim.

    
 
 

11.

 

Jepu rrugë tërbimeve të zemërimit tënd; shiko tërë mendjemëdhenjtë dhe uli,

    
 
 

12.

 

shiko tërë kryelartët dhe poshtëroji, dhe shtypi njerëzit e këqij kudo që të ndodhen.

    
 
 

13.

 

Varrosi të tërë në pluhur, mbylli në vende të fshehta.

    
 
 

14.

 

Atëherë edhe unë do të lëvdoj, sepse dora jote e djathtë të ka siguruar fitore.

    
 
 

15.

 

Shiko behemothin që e kam bërë njëlloj si ti; ai ha barin si kau.

    
 
 

16.

 

Ja, forca e tij qëndron në ijet dhe fuqia e tij në muskujt e barkut të tij.

    
 
 

17.

 

E lëkund bishtin e tij si një kedër; nervat e kofshëve të tij janë të thurura mirë.

    
 
 

18.

 

Kockat e tij janë si tuba prej bronzi; kockat e tij janë si shufra hekuri.

    
 
 

19.

 

Ai është e para nga veprat e Perëndisë; vetëm ai që e bëri mund t`i afrohet atij me shpatën e tij.

    
 
 

20.

 

Ndonëse malet prodhojnë ushqim për të, dhe aty tërë kafshët e fushave dëfrehen,

    
 
 

21.

 

ai shtrihet nën bimët e lotusit, në vende të fshehura në kallamishte dhe në moçale.

    
 
 

22.

 

Bimët e lotusit e mbulojnë me hijen e tyre, shelgjet e përroit e rrethojnë.

    
 
 

23.

 

Lumi mund të dalë nga shtrati i tij, por ai nuk ka frikë; është i sigurt nga vetja e tij, edhe sikur Jordani të sulej kundër gojës së tij.

    
 
 

24.

 

Kush, pra, mund ta zërë nga sytë apo t`i shpojë flegrat e hundës me gremça?

    
 
 

Jobi 41

 

 

 

 

 
 
HTMLBible Software - by johnhurt.com