Bibla e Shenjtë - Albanian Bible

 

Romakëve

 

Kapitulli 4

 

 

1.

 

Çfarë do të themi, pra, në lidhje me atë që ati ynë Abrahami, ka përfituar sipas mishit?

    
 
 

2.

 

Sepse nëse Abrahami ishte shfajësuar nëpërmjet veprave, ai ka përse të lëvdohet; ndërsa përpara Perëndisë ai nuk ka asgjë për t`u lëvduar.

    
 
 

3.

 

Në fakt, çfarë thotë Shkrimi? ``Por Abrahami i besoi Perëndisë dhe kjo iu numërua për drejtësi``.

    
 
 

4.

 

Edhe atij që vepron, shpërblimi nuk i konsiderohet si hir por si borxh;

    
 
 

5.

 

ndërsa atij që nuk vepron, por beson në atë që shfajëson të paudhin, besimi i tij i numërohet për drejtësi.

    
 
 

6.

 

Sikurse Davidi shpall lumturinë e njeriut të cilit Perëndia numëron drejtësi pa vepra, duke thënë:

    
 
 

7.

 

``Lum ata të cilëve u janë falur paudhësitë dhe të cilëve mëkatet u janë mbuluar.

    
 
 

8.

 

Lum njeriu të cilit Zoti nuk do t`ia numërojë mëkatin``.

    
 
 

9.

 

Por kjo lumturi a vlen vetëm për të rrethprerët, apo edhe për të parrethprerët? Sepse ne themi se besimi iu numërua Abrahamit si drejtësi.

    
 
 

10.

 

Në ç`mënyrë, pra, iu numërua? Kur ai ishte i rrethprerë apo i parrethprerë? Jo ndërsa ishte i rrethprerë, por kur ishte i parrethprerë.

    
 
 

11.

 

Pastaj mori shenjën e rrethprerjes, si vulë të drejtësisë për besimin që kishte patur kur ishte akoma i parrethprerë, me qëllim që të ishte ati i gjithë atyre që besojnë edhe se janë të parrethprerë, me qëllim që edhe atyre t`u numërohet drejtësia,

    
 
 

12.

 

dhe të ishte atë i të rrethprerëve të vërtetë, pra i atyre që jo vetëm janë të rrethprerë, por që ndjekin edhe gjurmët e besimit të atit tonë Abrahamit, që ai pati ndërsa ishte i parrethprerë.

    
 
 

13.

 

Në fakt premtimi për të qenë trashëgimtar i botës nuk iu bë Abrahamit dhe pasardhësve të tij nëpërmjet ligjit, por nëpërmjet drejtësisë së besimit.

    
 
 

14.

 

Sepse nëse janë trashëgimtarë ata që janë të ligjit, besimi bëhet i kotë dhe premtimi anulohet,

    
 
 

15.

 

sepse ligji prodhon zemërimin; në fakt atje ku nuk ka ligj, nuk ka as shkelje.

    
 
 

16.

 

Prandaj trashëgimia është nëpërmjet besimit; në këtë mënyrë ajo është nëpërmjet hirit, me qëllim që premtimi të jetë i siguruar për të gjithë pasardhësit, jo vetëm për atë që është nga ligji, por edhe për atë që vjen nga besimi i Abrahamit, i cili

    
 
 

17.

 

(siç është shkruar: ``Unë të kam caktuar atin e shumë kombeve``), është ati i të gjithë neve para Perëndisë që ai besoi, i cili i jep jetë të vdekurve dhe thërret gjërat që nuk janë sikur të ishin.

    
 
 

18.

 

Ai, duke shpresuar kundër çdo shprese, besoi për t`u bërë ati i shumë kombeve sipas asaj që i ishte thënë: ``Kështu do të jetë pasardhja jotë``.

    
 
 

19.

 

Dhe, duke mos qenë aspak i dobët në besim, nuk i kushtoi kujdes trupit të tij, i bërë tashmë si i vdekur (ishte pothuaj njëqind vjeç) as barkut të vdekur të Sarës.

    
 
 

20.

 

Madje as nuk dyshoi nga mosbesimi në lidhje me premtimin e Perëndisë, por u përforcua në besim duke i dhënë lavdi Perëndisë,

    
 
 

21.

 

plotësisht i bindur se atë që ai kishte premtuar ishte edhe i fuqishëm ta bënte.

    
 
 

22.

 

Prandaj edhe kjo iu numërua atij për drejtësi.

    
 
 

23.

 

E po nuk u shkrua vetëm për të, që kjo i ishte numëruar,

    
 
 

24.

 

por edhe për ne, të cilëve do të na numërohet, neve që besojmë në atë që ka ringjallur prej të vdekurve Jezusin, Zotin tonë,

    
 
 

25.

 

i cili u dha për shkak të fyerjeve tona dhe u ringjall për justifikimin tonë.

    
 
 

Romakëve 5

 

 

 

 

 
 
HTMLBible Software - by johnhurt.com