Bibla e Shenjtë - Albanian Bible

 

Romakëve

 

Kapitulli 3

 

 

1.

 

Cila është, pra, përparësia e Judeut, ose cila është dobia e rrethprerjes?

    
 
 

2.

 

E madhe në çdo mënyrë; para së gjithash sepse orakujt e Perëndisë iu besuan atyre.

    
 
 

3.

 

Ç`të thuash atëherë? Në qoftë se disa nuk besuan, mosbesimi i tyre do ta anulojë, vallë, besnikërinë e Perëndisë?

    
 
 

4.

 

Kurrë mos qoftë; përkundrazi, qoftë Perëndia i vërtetë dhe çdo njeri gënjeshtar, siç është shkruar: ``Që ti të shfajësohesh në fjalët e tua dhe të ngadhënjesh kur të gjykohesh``.

    
 
 

5.

 

Po në qoftë se padrejtësia jonë e vë në pah drejtësinë e Perëndisë, ç`do të themi? Perëndia qënka i padrejtë kur shfren zemërimin e tij? (Unë flas si njeri).

    
 
 

6.

 

Kurrë mos qoftë! Sepse atëherë, si do ta gjykonte Zoti botën?

    
 
 

7.

 

Prandaj në qoftë se me anë të gënjeshtrës sime e vërteta e Perëndisë e lartëson lavdinë e tij, përse unë gjykohem akoma si mëkatar?

    
 
 

8.

 

E përse të mos themi si disa që, duke shpifur, pohojnë se ne themi: ``Të bëjmë të keqen që të vijë e mira``? Dënimi i këtyre është i drejtë.

    
 
 

9.

 

E çfarë pra? A kemi ne ndonjë epërsi? Aspak! E kemi treguar në fakt që më përpara se si Judenjtë ashtu edhe Grekët janë të gjithë nën mëkat,

    
 
 

10.

 

siç është shkruar: ``Nuk ka asnjeri të drejtë, as edhe një.

    
 
 

11.

 

Nuk ka asnjeri që të kuptojë, nuk ka asnjeri që të kërkojë Perëndinë.

    
 
 

12.

 

Të gjithë kanë dalë nga udha e tij, që të gjithë janë bërë të padobishëm, nuk ka asnjë që të bëjë të mirën, as edhe një.

    
 
 

13.

 

Gryka e tyre është një varr i hapur, me gjuhët e tyre kanë thurur mashtrime, ka helm gjarpërinjsh nën buzët e tyre;

    
 
 

14.

 

goja e tyre është plot mallkim dhe hidhësi;

    
 
 

15.

 

këmbët e tyre janë të shpejta për të derdhur gjak;

    
 
 

16.

 

në udhët e tyre ka rrënim dhe gjëmë,

    
 
 

17.

 

dhe nuk e kanë njohur udhën e paqes;

    
 
 

18.

 

nuk ka druajtja e Perëndisë para syve të tyre``.

    
 
 

19.

 

Por ne e dimë se gjithçka që thotë ligji, e thotë për ata që janë nën ligj, me qëllim që çdo gojë të heshtë dhe gjithë bota t`i jetë nënshtruar gjykimit të Perëndisë,

    
 
 

20.

 

sepse asnjë mish nuk do të shfajësohet para tij për veprat e ligjit; me anë të ligjit në fakt arrihet njohja e mëkatit.

    
 
 

21.

 

Por tani, pavarësisht nga ligji, është manifestuar drejtësia e Perëndisë, për të cilën dëshmojnë ligji dhe profetët,

    
 
 

22.

 

madje drejtësia e Perëndisë nëpërmjet besimit në Jezu Krishtin për të gjithë e mbi të gjithë ata që besojnë, sepse nuk ka dallim;

    
 
 

23.

 

sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë,

    
 
 

24.

 

por janë shfajësuar falas me anë të hirit të tij, nëpërmjet shpengimit që është në Krishtin Jezus.

    
 
 

25.

 

Atë ka paracaktuar Perëndia për të bërë shlyerjen nëpërmjet besimit në gjakun e tij, për të treguar kështu drejtësinë e tij për faljen e mëkateve, që janë kryer më parë gjatë kohës së durimit të Perëndisë,

    
 
 

26.

 

për të treguar drejtësinë e tij në kohën e tanishme, me qëllim që ai të jetë i drejtë dhe shfajësues i atij që ka besimin e Jezusit.

    
 
 

27.

 

Ku është, pra, mburrja? Éshtë përjashtuar. Nga cili ligj? Ai i veprave? Jo, por nga ligji i besimit.

    
 
 

28.

 

Ne, pra, konkludojmë se njeriu është i shfajësuar nëpërmjet besimit pa veprat e ligjit.

    
 
 

29.

 

A është vallë Perëndia vetëm Perëndia i Judenjve? A nuk është edhe i johebrenjve? Sigurisht, është edhe Perëndia i johebrenjve.

    
 
 

30.

 

Sepse ka vetëm një Perëndi, që do të shfajësojë të rrethprerin nëpërmjet besimit, dhe të parrethprerin me anë të besimit.

    
 
 

31.

 

Anulojmë ne, pra, ligjin nëpërmjet besimit? Kështu mos qoftë; përkundrazi e forcojmë ligjin.

    
 
 

Romakëve 4

 

 

 

 

 
 
HTMLBible Software - by johnhurt.com