Bibla e Shenjtë - Albanian Bible

 

Luka

 

Kapitulli 20

 

 

1.

 

Dhe në një nga ato ditë ndodhi që, ndërsa ai po mësonte popullin në tempull dhe predikonte ungjillin, erdhën krerët e priftërinjve dhe skribët bashkë me pleqtë,

    
 
 

2.

 

dhe i thanë: ``Na trego me ç`autoritet i bën këto gjëra; ose kush është ai që ta dha ty këtë pushtet?``.

    
 
 

3.

 

Dhe ai duke u përgjigjur, u tha atyre: ``Edhe unë do t`ju pyes një gjë dhe ju m`u përgjigjni:

    
 
 

4.

 

Pagëzimi i Gjonit vinte nga qielli apo nga njerëzit?``.

    
 
 

5.

 

Dhe ata arsyetonin në mes tyre duke thënë: ``Po të themi prej qiellit, ai do të na thotë: "Atëherë përse nuk i besuat?".

    
 
 

6.

 

Kurse po t`i themi prej njerëzve, gjithë populli do të na vrasë me gurë, sepse ai është i bindur se Gjoni ishte një profet``.

    
 
 

7.

 

Prandaj u përgjigjen se nuk dinin nga vinte.

    
 
 

8.

 

Atëherë Jezusi u tha atyre: ``As unë nuk po ju them me ç`pushtet i bëj këto gjëra``.

    
 
 

9.

 

Pastaj filloi t`i tregojë popullit këtë shëmbëlltyrë: ``Një njeri mbolli një vresht, ua besoi disa vreshtarëve dhe iku larg për një kohë të gjatë.

    
 
 

10.

 

Në kohën e të vjelave, dërgoi një shërbëtor tek ata vreshtarë që t`i jepnin pjesën e vet nga prodhimi i vreshtit; por vreshtarët e rrahën atë dhe e kthyen duarbosh.

    
 
 

11.

 

Ai dërgoi përsëri një shërbëtor tjetër; por ata, pasi e rrahën dhe e shanë edhe atë, e kthyen duarbosh.

    
 
 

12.

 

Ai dërgoi edhe një të tretë, por ata e plagosën edhe atë dhe e përzunë.

    
 
 

13.

 

Atëherë i zoti i vreshtit tha: "Çfarë duhet të bëj? Do të dërgoj djalin tim të dashur. Ndoshta, duke e parë atë, do ta respektojnë!".

    
 
 

14.

 

Por vreshtarët, kur e panë, thanë midis tyre: "Ky është trashëgimtari; ejani e ta vrasim që trashëgimia të na mbetet neve".

    
 
 

15.

 

Kështu e nxorën jashtë vreshtit dhe e vranë. Ç`do t`u bëjë, pra, këtyre, i zoti i vreshtit?

    
 
 

16.

 

Ai do të vijë, do t`i vrasë ata vreshtarë dhe do t`ua japë vreshtin të tjerëve``. Por ata, kur e dëgjuan këtë, thanë: ``Kështu mos qoftë``.

    
 
 

17.

 

Atëherë Jezusi, duke i shikuar në fytyrë, tha: ``Ç`është, pra, ajo që është shkruar: "Guri që ndërtuesit e kanë hedhur poshtë u bë guri i qoshes"?

    
 
 

18.

 

Kushdo që do të bjerë mbi këtë gur do të bëhet copë-copë, dhe ai mbi të cilin do të bjerë guri, do të dërrmohet``.

    
 
 

19.

 

Në këtë moment, krerët e priftërinjve dhe skribët kërkuan të vënë dorë në të, sepse e morën vesh se ai e kishte treguar atë shëmbëlltyrë për ata, por kishin frikë nga populli.

    
 
 

20.

 

Ata e përgjonin me kujdes dhe i dërguan disa spiunë të cilët, duke u paraqitur si njerëz të drejtë, ta zinin në gabim në ndonjë ligjëratë dhe pastaj t`ia dorëzonin pushtetit dhe autoritetit të guvernatorit.

    
 
 

21.

 

Këta e pyetën duke thënë: ``Mësues ne e dimë se ti flet dhe mëson drejt dhe që nuk je aspak i anshëm, por mëson rrugën e Perëndisë në të vërtetë.

    
 
 

22.

 

A është e lejueshme për ne t`i paguajmë taksë Cezarit apo jo?``.

    
 
 

23.

 

Por ai, duke e kuptuar ligësinë e tyre, u tha atyre: ``Përse më provokoni?

    
 
 

24.

 

Më tregoni një denar: e kujt është fytyra dhe mbishkrimi që ka?``. Dhe ata, duke përgjigjur, thanë: ``E Cezarit``.

    
 
 

25.

 

Atëherë ai u tha atyre: ``I jepni, pra, Cezarit atë që i përket Cezarit, dhe Perëndisë atë që është e Perëndisë``.

    
 
 

26.

 

Dhe nuk mundën ta zënë në gabim në ligjëratën e tij përpara popullit dhe, të habitur nga përgjigjja e tij, heshtën.

    
 
 

27.

 

Pastaj iu afruan disa saducej, të cilët mohojnë se ka ringjallje, dhe e pyetën,

    
 
 

28.

 

duke thënë: ``Mësues, Moisiu na la të shkruar që, nëse vëllai i dikujt vdes kishte grua dhe vdiq pa lënë fëmijë, i vëllai ta marrë gruan e tij dhe t`i ngjallë pasardhës vëllait të vet.

    
 
 

29.

 

Tashti, ishin shtatë vëllezër; i pari u martua dhe vdiq pa lënë fëmijë.

    
 
 

30.

 

I dyti e mori për grua dhe vdiq edhe ai pa lënë fëmijë.

    
 
 

31.

 

E mori pastaj i treti; dhe kështu që të shtatë vdiqën pa lënë fëmijë.

    
 
 

32.

 

Dhe pas tyre vdiq edhe gruaja.

    
 
 

33.

 

Atëherë, në ringjallje, e kujt do të jetë grua? Sepse që të shtatë e patën grua``.

    
 
 

34.

 

Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, tha atyre: ``Bijtë e kësaj bote martohen dhe martojnë;

    
 
 

35.

 

por ata që do të gjenden të denjë të kenë pjesë në botën tjetër dhe në ringjalljen e të vdekurve, nuk martohen dhe nuk martojnë;

    
 
 

36.

 

ata as nuk mund të vdesin më, sepse janë si engjëjt dhe janë bij të Perëndisë, duke qenë bij të ringjalljes.

    
 
 

37.

 

Dhe se të vdekurit do të ringjallen, e ka deklaruar vetë Moisiu në pjesën e ferrishtes, kur e quan Zot, Perëndinë e Abrahamit, Perëndinë e Isakut dhe Perëndinë e Jakobit.

    
 
 

38.

 

Ai nuk është perëndi i të vdekurve, por i të gjallëve, sepse të gjithë jetojnë për të``.

    
 
 

39.

 

Atëherë disa skribë morën fjalën dhe thanë: ``Mësues, mirë fole``.

    
 
 

40.

 

Dhe nuk guxuan më t`i bëjnë asnjë pyetje.

    
 
 

41.

 

Dhe ai i tha atyre: ``Vallë, si thonë se Krishti është Bir i Davidit?

    
 
 

42.

 

Vetë Davidi, në librin e Psalmeve, thotë: "Zoti i tha Zotit tim: Ulu në të djathtën time,

    
 
 

43.

 

derisa unë t`i vë armiqtë e tu si stol të këmbëve të tua".

    
 
 

44.

 

Davidi, pra, e quan Zot; si mund të jetë bir i tij?``.

    
 
 

45.

 

Dhe, ndërsa gjithë populli po e dëgjonte, ai u tha dishepujve të vet:

    
 
 

46.

 

``Ruhuni nga skribët, të cilët shëtisin me kënaqësi me rroba të gjata, duan t`i përshëndesin nëpër sheshe, të jenë në vendet e para në sinagoga dhe në kryet e vendit nëpër gosti;

    
 
 

47.

 

ata gllabërojnë shtëpitë e te vejave dhe, për t`u dukur, bëjnë lutje të gjata. Ata do të marrin një dënim më të rëndë``.

    
 
 

Luka 21

 

 

 

 

 
 
HTMLBible Software - by johnhurt.com