Bibla e Shenjtë - Albanian Bible

 

Mateu

 

Kapitulli 3

 

 

1.

 

Tani në ato ditë erdhi Gjon Pagëzori, që predikonte në shkretëtirën e Judesë,

    
 
 

2.

 

dhe thoshte: ``Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afër!``

    
 
 

3.

 

Dhe në fakt për Gjonin kishte folur profeti Isaia kur tha: ``Një zë i atij që bërtet në shkretëtirë: "Përgatitni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij"``.

    
 
 

4.

 

Tani Gjoni vet kishte veshur një rrobë prej leshi të devesë dhe një brez prej lëkure në bel; ai ushqehej me karkaleca dhe mjaltë të egër.

    
 
 

5.

 

Në atë kohë njerëzit e Jeruzalemit, nga gjithë Judeja dhe nga krahina e Jordanit rendnin tek ai,

    
 
 

6.

 

dhe pagëzoheshin nga ai, në Jordan duke rrëfyer mëkatet e tyre.

    
 
 

7.

 

Por ai, kur pa se shumë farisenj dhe saducenj po vinin për t`u pagëzuar tek ai, u tha atyre: ``Pjellë nepërkash, kush ju ka mësuar t`i arratiseni zemërimit që po vjen?

    
 
 

8.

 

Jepni pra fryte të denja të pendesës!

    
 
 

9.

 

Dhe mos t`ju shkojë mendja të thoni me vete: "Ne kemi Abrahamin për atë"; sepse unë po ju them se Perëndia mund të nxjerrë bij të Abrahamit edhe prej këtyre gurëve.

    
 
 

10.

 

Dhe tashmë sëpata është në rrënjën e drurëve; çdo dru, pra, që nuk jep fryt të mirë, do të pritet dhe do të hidhet në zjarr.

    
 
 

11.

 

Unë po ju pagëzoj me ujë, për pendim; por ai që vjen pas meje është më i fortë se unë, dhe unë nuk jam i denjë as të mbaj sandalet e tij; ai do t`ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë dhe me zjarrin.

    
 
 

12.

 

Ai mban në dorë terploten dhe do ta pastrojë plotësisht lëmin e tij; grurin e tij do ta mbledhë në hambar, por bykun do ta djegë me zjarr të pashueshëm``.

    
 
 

13.

 

Atëherë erdhi Jezusi nga Galileja në Jordan te Gjoni për t`u pagëzuar prej tij.

    
 
 

14.

 

Por Gjoni e kundërshtoi fort duke i thënë: ``Mua më duhet të pagëzohem prej teje dhe ti po vjen tek unë?``.

    
 
 

15.

 

Dhe Jezusi, duke iu përgjigjur, u tha: ``Lejo të bëhet për tani, sepse në këtë mënyrë përmbushim çdo drejtësi``. Atëherë ai e lejoi.

    
 
 

16.

 

Dhe Jezusi, sapo u pagëzua, doli nga uji; dhe ja, qiejt iu hapën, dhe ai pa Frymën e Perëndisë duke zbritur si një pëllumb e duke ardhur mbi të;

    
 
 

17.

 

dhe ja një zë nga qielli që tha: ``Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur``.

    
 
 

Mateu 4

 

 

 

 

 
 
HTMLBible Software - by johnhurt.com