Bibla e Shenjtë - Albanian Bible

 

Mateu

 

Kapitulli 1

 

 

1.

 

Libri i gjenealogjisë së Jezu Krishtit, birit të Davidit, birit të Abrahamit.

    
 
 

2.

 

Abrahamit i lindi Isaku; Isakut i lindi Jakobi; Jakobit i lindi Juda dhe vëllezërit e tij.

    
 
 

3.

 

Judës i lindi nga Tamara Faresi dhe Zara; Faresit i lindi Esromi; Esromit i lindi Arami;

    
 
 

4.

 

Aramit i lindi Aminadabi; Aminadabit i lindi Naasoni; Naasonit i lindi Salmoni.

    
 
 

5.

 

Salmonit i lindi Boozi nga Rahabi; Boozit i lindi Obedi nga Ruthi; Obedit i lindi Jeseu.

    
 
 

6.

 

Jeseut i lindi Davidi mbret; mbretit David i lindi Salomoni nga ajo që kishte qenë bashkëshortja e Urias.

    
 
 

7.

 

Salomonit i lindi Roboami; Roboamit i lindi Abia; Abias i lindi Asai.

    
 
 

8.

 

Asait i lindi Jozafati; Jozafatit i lindi Jorami; Joramit i lindi Ozia.

    
 
 

9.

 

Ozias i lindi Joatami; Joatamit i lindi Akazi; Akazit i lindi Ezekia.

    
 
 

10.

 

Ezekias i lindi Manaseu; Manaseut i lindi Amoni; Amonit i lindi Josia.

    
 
 

11.

 

Josias i lindi Jekonia dhe vëllezërit e tij në kohën e internimit në Babiloni.

    
 
 

12.

 

Pas internimit në Babiloni Jekonias i lindi Salatieli; Salatielit i lindi Zorobabeli.

    
 
 

13.

 

Zorobabelit i lindi Abiudi; Abiudit i lindi Eliakimi; Eliakimit i lindi Azori.

    
 
 

14.

 

Azorit i lindi Sadoku; Sadokut i lindi Akimi; Akimit i lindi Eliudi.

    
 
 

15.

 

Eliudit i lindi Eleazari, Eleazarit i lindi Matthani, Matthanit i lindi Jakobi.

    
 
 

16.

 

Jakobit i lindi Jozefi, bashkëshorti i Marisë, nga e cila lindi Jezusi, që quhet Krisht.

    
 
 

17.

 

Kështu të gjithë brezat nga Abrahami deri te Davidi bëhen katërmbëdhjetë breza; dhe, nga Davidi deri te internimi në Babiloni, katërmbëdhjetë breza; dhe, nga internimi në Babiloni deri te Krishti, katërmbëdhjetë breza.

    
 
 

18.

 

Tani lindja e Jezu Krishtit ndodhi në këtë mënyrë: Maria, nëna e tij, i ishte premtuar Jozefit, por para se të fillonin të rrinin bashkë, mbeti shtatzënë nga Frymën e Shenjtë.

    
 
 

19.

 

Atëherë Jozefi, i fejuari i saj, i cili ishte njeri i drejtë dhe nuk donte ta poshtëronte botërisht, vendosi ta linte fshehtas.

    
 
 

20.

 

Por, ndërsa bluante me vete këto çështje, ja që iu shfaq në ëndërr një engjell i Zotit dhe i tha: ``Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh me vete Marinë si gruan tënde, sepse ç`është ngjizur në të është vepër e Frymës së Shenjtë.

    
 
 

21.

 

Dhe ajo do të lindë një djalë dhe ti do t`i vësh emrin Jezus, sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre``.

    
 
 

22.

 

E gjithë kjo ndodhi që të përmbushej fjala e Zotit, e thënë me anë të profetit që thotë:

    
 
 

23.

 

``Ja, virgjëresha do të mbetet shtatzënë dhe do të lindë një djalë, të cilit do t`i venë emrin Emanuel, që do të thotë: "Zoti me ne"``.

    
 
 

24.

 

Dhe Jozefi, si u zgjua nga gjumi, veproi ashtu siç e kishte urdhëruar engjëlli i Zotit dhe e mori pranë vetës gruan e tij;

    
 
 

25.

 

por ai nuk e njohu, derisa ajo lindi djalin e saj të parëlindur, të cilit ia vuri emrin Jezus.

    
 
 

Mateu 2

 

 

 

 

 
 
HTMLBible Software - by johnhurt.com