Bibla e Shenjtë - Albanian Bible

 

Juda

 

Kapitulli 1

 

 

1.

 

mëshira, paqja dhe dashuria u shumoftë në ju.

    
 
 

2.

 

Shumë të dashur, ndërsa isha ngulmues që t`ju shkruaja për shpëtimin e përbashkët, ndjeva nevojën t`ju shkruaj juve, dhe t`ju bëj thirrje të luftoni për besimin, që u qe trasmetuar shenjtorëve një herë e përgjithmonë.

    
 
 

3.

 

Sepse depërtuan ndërmjet jush disa njerëz, që qenë shënuar që moti për këtë dënim, të pabesë që e kthejnë hirin e Perëndisë tonë në imoralitet dhe mohojnë të vetmin Zotëri Perëndi, dhe Zotin tonë Jezu Krisht.

    
 
 

4.

 

Dhe dua t`ju kujtoj, ndonëse tashmë i dini gjithë këto, se Zoti, pasi e shpëtoi popullin e tij nga vendi i Egjiptit, pastaj i shkatërroi ata që nuk besuan.

    
 
 

5.

 

Ai i ruajti me pranga të përjetshme në errësirë për gjyqin e ditës së madhe, edhe engjëjt që nuk e ruajtën gjendjen e tyre të parë, po e lanë banimin e tyre,

    
 
 

6.

 

posi Sodoma dhe Gomora edhe qytetet përreth, që u dhanë pas kurvërimit dhe u dhanë pas çoroditjesh seksuale, janë vënë përpara si shembull, duke pësuar ndëshkimin e një zjarri të përjetshëm;

    
 
 

7.

 

në të njëjtën menyrë ndotin edhe këta ëndërrues mishin, përbuzin pushtetin dhe blasfemojnë kundër dinjiteteve.

    
 
 

8.

 

Por kryeengjëlli Mikael, kur në kundërshtim me djallin debatonte për trupin e Moisiut, nuk guxoi të shqiptojë një gjykim fyes, por tha: ``Zoti të qortoftë!``.

    
 
 

9.

 

Kurse këta flasin keq për të gjitha gjërat që nuk i dinë, dhe për të gjitha gjërat që njohin në menyrë natyrale, si kafshë pa arësye, në këto gjëra prishin veten,

    
 
 

10.

 

Mjerë ata, sepse kanë marrë rrugën e Kainit dhe u dhanë pas çoroditjes së Balaamit për fitim dhe mbaruan në rebelim e Koreut.

    
 
 

11.

 

Këta janë njolla në agapit tuaja, kur hanë e pinë bashkë me ju pa druajtje duke kullotur veten e tyre; ata janë re pa ujë, të shtyrë andej këndej nga erërat, drurë vjeshte pa fruta, dyfish të vdekur, të shkulur me rrënjë,

    
 
 

12.

 

valë deti të egra që shkumbëzojnë paudhësitë e tyre, yje të këputur për të cilët është ruajtur terri i errësirës për gjithmon.

    
 
 

13.

 

Dhe për këta profetizoi edhe Enoku, i shtati pas Adamit, duke thënë: ``Ja, Zoti erdhi me mijërat e tij të shenjtë,

    
 
 

14.

 

për të bërë gjyqin kundër të gjithëve dhe për të bindur të gjithë të pabesët në mes tyre për të gjitha veprat e paudhësisë dhe për të gjitha fjalët fyese që mëkatarët e pabesë folën kundër tij``.

    
 
 

15.

 

Këta janë murmuritës, që ankohen për fatin e tyre, që ecin sipas pasioneve të tyre; dhe goja e tyre flet fjalë krenarie dhe u bëjnë lajka njerëzve për dobi të vet.

    
 
 

16.

 

Por ju, shumë të dashur, mbani mend fjalët që ju kanë parathënë apostujt e Zotit tonë Jezu Krisht.

    
 
 

17.

 

Ata ju thoshnin që në kohën e fundit do të ketë tallës që do të ecin sipas pasioneve të tyre të paudhësisë.

    
 
 

18.

 

Këta janë ata që shkaktojnë përçarjet, njerëz mishor, që s`kanë Frymën.

    
 
 

19.

 

Por ju, shumë të dashur, duke ndërtuar veten tuaj mbi besimin tuaj shumë të shenjtë, duke u lutur në Frymën e Shenjtë,

    
 
 

20.

 

ruhuni në dashurinë e Perëndisë, duke pritur mëshirën e Zotit tonë Jezu Krisht, për jetën e përjetshme.

    
 
 

21.

 

Dhe kini dhemshuri për njëri duke përdorur dallim,

    
 
 

22.

 

por shpëtojini të tjerët me druajtje, duke ia rrëmbyer zjarrit, dhe duke urryer edhe rroben e ndotur nga mishi.

    
 
 

23.

 

Dhe atij që mund t`ju ruajë nga çdo rrëzim dhe t`ju nxjerrë para lavdisë së tij të paqortueshëm dhe me gëzim,

    
 
 

24.

 

të vetmit Perëndi të ditur, Shpëtimtarit tonë, i qoftë lavdi, madhështi, sundim dhe pushtet, tani dhe përjetë. Amen.

    
 
 

25.

 

Zbulesa e Jezu Krishtit, që Perëndia ia dha për t`u treguar shërbëtorëve të tij gjërat që duhet të ndodhin për së shpejti dhe e bëri të ditur, duke ia dërguar nëpërmjet engjëllit të tij, shërbëtorit të vet Gjon,

    
 
 

Zbulesa 1

 

 

 

 

 
 
HTMLBible Software - by johnhurt.com