Bibla e Shenjtë - Albanian Bible

 

Jakobit

 

Kapitulli 5

 

 

1.

 

Ari dhe argjendi juaj u ndryshkën, dhe ndryshku i tyre do të jetë një dëshmi kundër jush dhe do t`ju përpijë mishërat si zjarr; keni mbledhur thesare në ditët e fundit.

    
 
 

2.

 

Ja, paga që u keni ngrënë puntorëve që ju korrën arat, po këlthet; dhe klithmat e atyre që korrën, arritën në vesh të Zotit të ushtrive.

    
 
 

3.

 

Jetuat mbi tokë ndër qejfe dhe shkapërderdhje; i ushqyet zemrat tuaja si për ditë të të therurit.

    
 
 

4.

 

Dënuat dhe vratë të drejtin: ai nuk ju kundërshtoi.

    
 
 

5.

 

Tani, pra, vëllezër, jini të durueshëm deri në ardhjen e Zotit; shikoni si e pret me durim bujku frytin e çmuar të tokës, deri sa të marrë shiun e parë dhe të fundit.

    
 
 

6.

 

Jini të durueshëm edhe ju dhe forconi zemrat tuaja, sepse ardhja e Zotit është afër.

    
 
 

7.

 

Mos u ankoni nga njeri tjetri, vëllezër, që të mos dënoheni; ja, gjykatësi është te dera.

    
 
 

8.

 

O vëllezër të mi, merrni si shembull vuajtjeje dhe durimi profetët, që folën në emër të Zotit.

    
 
 

9.

 

Ja, ne shpallim të lum ata që duruan; ju keni dëgjuar për durimin e Jobit, dhe e keni parë fatin përfundimtar që Zoti i rezervoi, sepse Zoti është plot mëshirë e dhembshuri.

    
 
 

10.

 

Dhe, para së gjithash, vëllezër të mi, mos bëni be as për qiellin as për dheun, as mos bëni ndonjë be tjetër; por le të jetë ``po`` -ja juaj ``po`` dhe ``jo`` -ja ``jo``, që të mos bini nën dënim.

    
 
 

11.

 

A vuan ndonjë nga ju? Le të lutet. A është i gëzuar ndokush? Le të këndojë psalme!

    
 
 

12.

 

A është i sëmurë ndonjë nga ju? Le të thërrasë pleqtë e kishës dhe ata të luten përmbi të, dhe le ta lyejnë me vaj në emër të Zotit,

    
 
 

13.

 

dhe lutja e besimit do ta shpëtojë të sëmurin dhe Zoti do ta mëkëmbë; dhe nëse ka bërë mëkate, ato do t`i falen.

    
 
 

14.

 

Rrëfeni fajet njeri tjetrit dhe lutuni për njeri tjetrin, që të shëroheni; shumë fuqi ka lutja e të drejtit kur bëhet me gjithë shpirt.

    
 
 

15.

 

Elia ishte një njeri me të njëtat pasionet tona, dhe u lut intensivisht që të mos binte shi, edhe nuk ra shi mbi dhe për tre vjet e gjashtë muaj.

    
 
 

16.

 

Dhe u lut përsëri dhe qielli dha shi edhe dheu dha frytin e vet.

    
 
 

17.

 

Vëllezër, në qoftë se ndonjë nga ju del nga rruga e së vërtetës dhe dikush e kthen,

    
 
 

18.

 

le ta dijë se ai që e kthen mëkatarin nga të gabuarit e rrugës së tij, do të shpëtojë një shpirt nga vdekja dhe do të mbulojë një shumicë mëkatesh.

    
 
 

19.

 

Pjetri, apostull i Jezu Krishtit, të zgjedhurve që rrijnë në diasporën e Pontit, të Galatisë, të Kapadokisë, të Azisë dhe të Bitinisë,

    
 
 

20.

 

të zgjedhurve sipas paranjohjes së Perëndisë, Atit, me anë të shenjtërimit të Frymës, për t`u bindur dhe për t`u spërkatur me gjakun e Jezu Krishtit; hiri dhe paqja u shtoftë mbi ju.

    
 
 

1 Pjetrit 1

 

 

 

 

 
 
HTMLBible Software - by johnhurt.com