Bibla e Shenjtë - Albanian Bible

 

Hebrenjve

 

Kapitulli 1

 

 

1.

 

së fundi, këto ditë na ka folur me anë të Birit, të cilin e bëri trashëgimtar të të gjitha gjërave, me anë të të cilit e krijoi dhe gjithësinë.

    
 
 

2.

 

Ai, duke qenë shkëlqimi i lavdisë së tij dhe vula e qenies së tij dhe duke i mbajtur të gjitha me fjalën e fuqisë së tij, mbasi e bëri vetë pastrimin nga mëkatet tona, u ul në të djathtën e Madhërisë në vendet e larta,

    
 
 

3.

 

edhe u bë aq më i lartë nga engjëjt, sa më të madhërueshëm se ata është emri që ai e trashëgoi.

    
 
 

4.

 

Sepse cilit nga engjëjt i tha ndonjë herë: ``Ti je Biri im, sot më je lindur``? Edhe përsëri: ``Unë do t`i jem Atë, dhe ai do të më jetë Bir``?

    
 
 

5.

 

Dhe akoma, kur ta shtjerë të Parëlindurin në botë, thotë: ``Le ta adhurojnë të gjithë engjëjt e Perëndisë``.

    
 
 

6.

 

Kurse për engjëjt thotë: ``Engjëjt e vet ai i bën erëra, dhe shërbenjësit e tij flakë zjarri``;

    
 
 

7.

 

ndërsa për të Birin thotë: ``Froni yt, o Perëndi është në shekuj të shekujve; skeptri i mbretërisë sate është skeptër drejtësie.

    
 
 

8.

 

E ke dashur drejtësinë dhe e ke urryer paudhësinë; prandaj Perëndia, Perëndia yt, të vajosi me vaj gëzimi përmbi shokët e tu``.

    
 
 

9.

 

Edhe: ``Ti, o Perëndi, në krye themelove tokën dhe qiejt janë vepër e duarve të tu.

    
 
 

10.

 

Ata do të prishen, por ti mbetesh; edhe të gjithë do të vjetrohen si rrobë,

    
 
 

11.

 

dhe ti do t`i mbështjellësh si një mantel edhe do të ndërrohen; por ti je po ai, dhe vitet e tua nuk do të shteren kurrë``.

    
 
 

12.

 

Dhe cilit nga engjëjt i tha ndonjë herë: ``Rri në të djathtën time, gjersa t`i vë armiqtë e tu shtroje të këmbëve të tua``?

    
 
 

13.

 

A nuk janë ata të gjithë frymëra shërbenjës, që dërgohen për të shërbyer për të mirën e atyre që kanë për të trashëguar shpëtimin?

    
 
 

14.

 

Prandaj ne duhet t`u përmbahemi më shumë atyre që dëgjuam, se mos shkasim ndonjë herë nga ruga.

    
 
 

Hebrenjve 2

 

 

 

 

 
 
HTMLBible Software - by johnhurt.com