Bibla e Shenjtë - Albanian Bible

 

Efesianëve

 

Kapitulli 4

 

 

1.

 

me çdo përulësi e zemërbutësi, me durim, duke e duruar njëri-tjetrin në dashuri,

    
 
 

2.

 

duke u përpjekur të ruani unitetin e Frymës në lidhjen e paqes.

    
 
 

3.

 

Éshtë një trup i vetëm dhe një Frym i vetëm, sikurse ju u thirrët në shpresën e vetme të thirrjes suaj.

    
 
 

4.

 

Éshtë një Zot i vetëm, një besim i vetëm, një pagëzim i vetëm,

    
 
 

5.

 

një Perëndi i vetëm dhe Atë i të gjithëve, që është përmbi të gjithë, në mes të të gjithëve dhe në ju të gjithë.

    
 
 

6.

 

Po secilit nga ne iu dha hiri sipas masës së dhuntisë së Krishtit.

    
 
 

7.

 

Për ç`ka Shkrimi thotë: ``Kur ai u ngjit lart, ai e burgosi burgosjen dhe u dha dhurata njerëzve``.

    
 
 

8.

 

Tani kjo: ``Ai u ngjit``, ç`do të thotë tjetër përveç se ai më parë edhe kishte zbritur në pjesët më të ulta të dheut?

    
 
 

9.

 

Ai që zbriti është po ai që edhe u ngjit përmbi të gjithë qiejt, për të përmbushur të gjitha gjërat.

    
 
 

10.

 

Dhe ai vetë i dha disa si apostuj, të tjerë si profetë, të tjerë si ungjilltarë dhe të tjerë si barinj e mësues,

    
 
 

11.

 

për përsosjen e shenjtorëve, për veprën e shërbimit dhe për ndërtimin e trupit të Krishtit,

    
 
 

12.

 

derisa të arrijmë të gjithë te uniteti i besimit dhe të njohjes së Birit të Perëndisë, te një njeri i përsosur, në masën e shtatit të plotësisë së Krishtit,

    
 
 

13.

 

që të mos jemi më foshnja, të lëkundur dhe të transportuar nga çdo erë doktrineje, nga mashtrimi i njerëzve, nga dinakëria e tyre nëpërmjet gënjeshtrave të gabimit,

    
 
 

14.

 

por, duke thënë të vërtetën me dashuri, të rritemi në çdo gjë drejt atij që është kreu, Krishti.

    
 
 

15.

 

Prej të cilit gjithë trupi, i lidhur mirë dhe i bashkuar, me anë të kontributit që jep çdo gjymtyrë dhe sipas forcës së çdo pjese të veçantë, shkakton rritjen e trupit, për ndërtimin e vetes së tij në dashuri.

    
 
 

16.

 

Këtë, pra, po dëshmoj në Zotin: të mos ecni më si po ecin ende johebrenjtë e tjerë, në kotësinë e mendjes së tyre,

    
 
 

17.

 

të errësuar në mendje, të shkëputur nga jeta e Perëndisë, për shkak të padijes që është në ta dhe ngurtësimit të zemrës së tyre.

    
 
 

18.

 

Ata, duke u bërë të pandjeshëm, e dhanë veten në shthurje, duke kryer çdo papastërti me lakmi të pangopur.

    
 
 

19.

 

Por ju nuk e keni njohur kështu Krishtin,

    
 
 

20.

 

në qoftë se e keni dëgjuar atë dhe keni qënë të mësuar në të sipas së vërtetës që është në Jezusin,

    
 
 

21.

 

që të zhvisheni, për sa i takon sjelljes së mëparshme, nga njeriu i vjetër që korruptohet me anë të lakmive të gënjeshtrës,

    
 
 

22.

 

dhe të përtëriteni në frymën e mendjes suaj

    
 
 

23.

 

dhe të visheni me njeriun e ri, të krijuar sipas Perëndisë në drejtësinë dhe shenjtërinë e së vërtetës.

    
 
 

24.

 

Prandaj, duke e lënë mënjanë gënjeshtrën, secili t`i thotë të vërtetën të afërmit të vet, sepse jemi gjymtyrë, njeri me tjetrin.

    
 
 

25.

 

Zemërohuni dhe mos mëkatoni; dielli të mos perëndojë mbi inatin tuaj;

    
 
 

26.

 

dhe mos i jepni vend djallit.

    
 
 

27.

 

Ai që vidhte, le të mos vjedhë më, por më tepër të mundohet duke bërë ndonjë punë të mirë me duart e veta, që të ketë t`i japë diçka atij që ka nevojë.

    
 
 

28.

 

Asnjë fjalë e keqe le të mos dalë nga goja juaj, por ajo që është e mirë për ndërtimin, sipas nevojës, që t`u japë hir atyre që dëgjojnë.

    
 
 

29.

 

Dhe mos e trishtoni Frymën e Shenjtë të Perëndisë, me të cilin u vulosët për ditën e shpengimit.

    
 
 

30.

 

Le të flaket larg jush çdo hidhërim, zemërim, inat, trazirë dhe shpifje me çdo ligësi.

    
 
 

31.

 

Por jini të mirë dhe të mëshirshëm njeri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin.

    
 
 

32.

 

Bëhuni pra imitues të Perëndisë, si bij shumë të dashur,

    
 
 

Efesianëve 5

 

 

 

 

 
 
HTMLBible Software - by johnhurt.com