Bibla e Shenjtë - Albanian Bible

 

Gjoni

 

Kapitulli 2

 

 

1.

 

Tri ditë më vonë po bëhej një dasmë në Kanë të Galilesë, dhe nëna e Jezusit ishte atje.

    
 
 

2.

 

Edhe Jezusi me dishepujt e vet ishte ftuar në dasmë.

    
 
 

3.

 

Duke qenë se mbaroi vera, nëna e Jezusit i tha: ``Nuk kanë më verë!``.

    
 
 

4.

 

Jezusi i tha: ``Ç`ke me mua, o grua? Ora ime s`ka ardhur akoma!``.

    
 
 

5.

 

Nëna e tij u tha shërbëtorëve: ``Bëni gjithçka që ai t`ju thotë!``.

    
 
 

6.

 

Aty ishin gjashtë enë prej guri, që përdoreshin për pastrimin e Judenjve, dhe secila nxënte dy ose tri masa.

    
 
 

7.

 

Jezusi u tha: ``Mbushni enët me ujë!``. Dhe ata i mbushën deri në grykë.

    
 
 

8.

 

Pastaj u tha: ``Nxirreni tani dhe çojani të parit të festës``. Dhe ata ia çuan.

    
 
 

9.

 

Dhe, mbasi i pari i festës e provoi ujin e shndërruar në verë (ai nuk e dinte nga vinte kjo verë, por e dinin mirë shërbëtorët që e kishin nxjerrë ujin), i pari i festës e thirri dhëndrin,

    
 
 

10.

 

dhe i tha: ``Çdo njeri nxjerr në fillim verën më të mirë dhe, kur të ftuarit kanë pirë shumë, verën e keqe; ti, përkundrazi, e ke ruajtur verën e mirë deri tani!``.

    
 
 

11.

 

Jezusi bëri këtë fillim të shenjave në Kanë të Galilesë dhe e shfaqi lavdinë e tij, dhe dishepujt e tij besuan në të.

    
 
 

12.

 

Pas kësaj, ai zbriti në Kapernaum me nënën e tij, vëllezërit e tij dhe me dishepujt e tij; dhe ata qëndruan aty pak ditë.

    
 
 

13.

 

Pra, Pashka e Judenjve ishte afër dhe Jezusi u ngjit në Jeruzalem.

    
 
 

14.

 

Dhe në tempull gjeti ata që shisnin qe, dele e pëllumba dhe këmbyes monedhash duke ndenjur;

    
 
 

15.

 

dhe si bëri një kamxhik me litarë, i dëboi të gjithë nga tempulli bashkë me qetë dhe delet, dhe ua hallakati paratë këmbyesve të monedhave dhe ua përmbysi tavolinat,

    
 
 

16.

 

dhe shitësve të pëllumbave u tha: ``Hiqni këto gjëra që këtej; mos e bëni shtëpinë e Atit tim shtëpi tregtie!``.

    
 
 

17.

 

Kështu dishepujve të tij i kujtohej se ishte shkruar: ``Zelli i shtëpisë sate më ka përpirë!``.

    
 
 

18.

 

Atëherë Judenjtë u përgjigjën dhe i thanë: ``Ç`shenjë na tregon se i bën këto gjëra?``.

    
 
 

19.

 

Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: ``Shkatërroni këtë tempull dhe unë për tri ditë do ta ngre përsëri!``.

    
 
 

20.

 

Atëherë Judenjtë thanë: ``U deshën dyzet e gjashtë vjet që të ndërtohet ky tempull, dhe ti do ta ngresh për tri ditë?``.

    
 
 

21.

 

Por ai fliste për tempullin e trupit të vet.

    
 
 

22.

 

Kur, më pas, ai ishte ringjallur prej së vdekuri, dishepujt e vet u kujtuan se ai këtë ua kishtë thënë dhe u besuan Shkrimin dhe fjalëve që kishte thënë Jezusi.

    
 
 

23.

 

Dhe kur qe në Jeruzalem për festën e Pashkës, shumë vetë besuan në emrin e tij duke parë shenjat që bënte,

    
 
 

24.

 

por Jezusit nuk u zinte besë atyre, sepse i njihte të gjithë,

    
 
 

25.

 

dhe sepse nuk kishte nevojë që ndokush të jepte dëshmi për njeriun, sepse ai e dinte ç`kishte përbrenda njeriut.

    
 
 

Gjoni 3

 

 

 

 

 
 
HTMLBible Software - by johnhurt.com