Bibla e Shenjtë - Albanian Bible

 

Mateu

 

Kapitulli 27

 

 

1.

 

Kur erdhi mëngjesi, të gjithë krerët e priftërinjve dhe pleqtë e popullit bënin këshill kundër Jezusit për ta vrarë.

    
 
 

2.

 

Dhe, mbasi e lidhën, e çuan dhe e dorëzuan në duart e Ponc Pilatit, guvernatorit.

    
 
 

3.

 

Atëherë Juda, që e kishte tradhtuar, kur pa se e dënuan Jezusin, u pendua dhe ua ktheu krerëve të priftërinjve dhe pleqve të tridhjetë siklat prej argjendi,

    
 
 

4.

 

duke thënë: ``Mëkatova duke tradhtuar gjakun e pafaj``. Por ata thanë: ``Po ne ç`na duhet? Punë për ty!``.

    
 
 

5.

 

Dhe ai, mbasi i hodhi siklat prej argjendi në tempull, u largua dhe shkoi e u var në litar.

    
 
 

6.

 

Por krerët e priftërinjve i mblodhën këta denarë dhe thanë: ``Nuk është e ligjshme t`i vëmë në thesarin e tempullit, sepse është çmim gjaku``.

    
 
 

7.

 

Dhe, mbasi bënin këshill, me këtë denar blenë arën e poçarit për varreza të të huajve.

    
 
 

8.

 

Prandaj këtë arë e quajtën deri ditën e sotme: "Ara e gjakut".

    
 
 

9.

 

Atëherë u përmbush ç`ishte thënë nga profeti Jeremia që thotë: ``Dhe i morën të tridhjetë monedhat prej argjendi, çmimin e atij që e çmuan, siç kishin çmuar bijtë e Izraelit;

    
 
 

10.

 

dhe i shpenzuan për arën e poçarit, ashtu si më urdhëroi Zoti``.

    
 
 

11.

 

Dhe Jezusi qëndroi para guvernatorit; dhe qeveritari e pyeti duke thënë: ``A je ti mbreti i Judenjve?``. Dhe Jezusi i tha: ``Ti po thua!``.

    
 
 

12.

 

Pastaj krerët e priftërinjve dhe pleqtë e akuzuan, por ai nuk u përgjigjej fare.

    
 
 

13.

 

Atëherë Pilati i tha: ``A nuk po dëgjon sa gjëra po dëshmojnë kundër teje?``.

    
 
 

14.

 

Por ai nuk iu përgjigj në asnjë fjalë, kështu që guvernatori u çudit shumë.

    
 
 

15.

 

Tani me rastin e festave guvernatori e kishte zakon t`i lironte popullit një të burgosur, atë që populli kërkonte.

    
 
 

16.

 

Kishin në ato kohë një të burgosur me nam, me emër Baraba.

    
 
 

17.

 

Kur u mblodhën njerëzit, Pilati i pyeti ata: ``Kë doni t`ju liroj, Barabën apo Jezusin, që quhet Krisht?``.

    
 
 

18.

 

Sepse ai e dinte mirë se atë ia kishin dorëzuar nga smira.

    
 
 

19.

 

Dhe ndërsa ai po rrinte në gjykatë, gruaja e tij i çoi fjalë: ``Mos u përziej aspak me çështjen e atij të drejti, sepse sot kam vuajtur shumë në ëndërr për shkak të tij``.

    
 
 

20.

 

Por krerët e priftërinjve dhe pleqtë ia mbushën mendjan turmës që të kërkonte Barabën, dhe Jezusi të vritej.

    
 
 

21.

 

Dhe guvernatori duke vazhduar u tha atyre: ``Cilin nga të dy doni që t`ju liroj?``. Ata thanë: ``Barabën!``.

    
 
 

22.

 

Pilati u tha atyre: ``Ç`të bëj, pra, me Jezusin, që quhet Krisht?``. Të gjithë i thanë: ``Të kryqëzohet!``.

    
 
 

23.

 

Por guvernatori tha: ``Po ç`të keqe ka bërë?``. Mirëpo ata po bërtisnin edhe më fort: ``Të kryqëzohet!``.

    
 
 

24.

 

Atëherë Pilati, duke parë se nuk po arrinte gjë, madje se trazimi po shtohej gjithnjë e më shumë, mori ujë dhe i lau duart para turmës, duke thënë: ``Unë jam i pafaj për gjakun e këtij të drejti; mendojeni ju``.

    
 
 

25.

 

Dhe gjithë populli duke u përgjigjur tha: ``Le të jetë gjaku i tij mbi ne dhe mbi fëmijët tanë!``.

    
 
 

26.

 

Atëherë ai ua liroi atyre Barabën; dhe mbasi e fshikulloi Jezusin, ua dorëzoi, që të kryqëzohet.

    
 
 

27.

 

Atëherë ushtarët e guvernatorit, mbasi e çuan Jezusin në pretoriumin e guvernatorit, mblodhën rreth tij gjithë kohortën.

    
 
 

28.

 

Dhe, pasi e zhveshën, i hodhën mbi trup një mantel të kuq.

    
 
 

29.

 

Dhe i thurën një kurorë me ferra, ia vunë mbi krye dhe i dhanë një kallam në dorën e djathtë; dhe, duke u gjunjëzuar përpara tij, e përqeshnin duke thënë: ``Tungjatjeta, o mbret i Judenjve!``.

    
 
 

30.

 

Pastaj e pështynë, ia morën kallamin dhe me të i binin në kokë.

    
 
 

31.

 

Dhe, mbasi e përqeshën, ia hoqën mantelin dhe e veshën me rrobat e tij; dhe e çuan për ta kryqëzuar.

    
 
 

32.

 

Dhe duke dalë, takuan një njeri nga Kirena, që quhej Simon, të cilin e detyruan ta mbartë kryqin e Jezusit.

    
 
 

33.

 

Dhe, kur arritën në vendin që quhej Golgota, domethënë "Vendi i kafkës",

    
 
 

34.

 

i dhanë të pijë uthull të përzier me vrer; por ai, mbasi e provoi, nuk deshi ta pinte.

    
 
 

35.

 

Mbasi e kryqëzuan, i ndanë me short rrobat e tij, që të përmbushej ç`ishte thënë nga profeti: ``I ndanë ndërmjet tyre rrobat e mia dhe hodhën short mbi tunikën time``.

    
 
 

36.

 

Pastaj u ulën dhe e ruanin.

    
 
 

37.

 

Përmbi krye të tij, i vunë gjithashtu motivacionin e shkruar të dënimit të tij: ``KY ÉSHTÉ JEZUSI, MBRETI I JUDENJVE``.

    
 
 

38.

 

Atëhere u kryqëzuan bashkë me të dy cuba, njeri në të djathtën dhe tjetri në të majtën.

    
 
 

39.

 

Dhe ata që kalonin andej e fyenin duke tundur kokën,

    
 
 

40.

 

dhe duke thënë: ``Ti që e shkatërron tempullin dhe e rindërton për tri ditë, shpëto vetveten; në qoftë se je Biri i Perëndisë, zbrit nga kryqi!``.

    
 
 

41.

 

Po ashtu, edhe krerët e priftërinjve, bashkë me skribët dhe me pleqtë, duke e tallur, i thonin:

    
 
 

42.

 

``Ai i shpëtoi të tjerët dhe nuk mund të shpëtojë vetveten; në qoftë se është mbreti i Izraelit, le të zbresë tani nga kryqi dhe ne do të besojmë në të;

    
 
 

43.

 

ai ka besuar në Perëndinë; le ta lirojë tani në qoftë se e do me të vërtetë, sepse ka thënë: "Unë jam Biri i Perëndisë"``.

    
 
 

44.

 

Po ashtu e fyenin edhe cubat që ishin kryqëzuar me të.

    
 
 

45.

 

Që nga ora gjashtë deri në orën nëntë errësira e mbuloi gjithë vendin.

    
 
 

46.

 

Rreth orës nëntë, Jezusi briti me zë të lartë duke thënë: ``Eli, Eli, lama sabaktani?``. Domethënë: ``Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?``.

    
 
 

47.

 

Dhe disa nga të pranishmit, kur e dëgjuan, thanë: ``Ky po thërret Elian``.

    
 
 

48.

 

Dhe në atë çast një nga ata vrapoi, mori një sfungjer, e zhyti në uthull dhe, mbasi e vuri në majë të një kallami, ia dha për ta pirë.

    
 
 

49.

 

Por të tjerët thonin: ``Lëre, të shohim në se do të vijë Elia për ta shpëtuar``.

    
 
 

50.

 

Dhe Jezusi bërtiti edhe një herë me zë të lartë dhe dha frymë.

    
 
 

51.

 

Dhe ja, veli i tempullit u shqye në dy pjesë, nga maja e deri në fund; toka u drodh dhe shkëmbinjtë u çanë;

    
 
 

52.

 

varret u hapën dhe shumë trupa të të shenjtëve që flinin u ringjallën;

    
 
 

53.

 

dhe, të dalë nga varret mbas ringjalljes së Jezusit, hynë në qytetin e shenjtë dhe iu shfaqën shumëkujt.

    
 
 

54.

 

Tani centurioni dhe ata që bashkë me të ruanin Jezusin, kur panë tërmetin dhe ngjarjet e tjera, u trembën shumë dhe thanë: ``Me të vërtetë ky ishte Biri i Perëndisë!``.

    
 
 

55.

 

Ishin aty edhe shumë gra që vërenin nga larg; ato e kishin ndjekur Jezusin që nga Galilea për t`i shërbyer;

    
 
 

56.

 

midis tyre ishte Maria Magdalena, Maria, nëna e Jakobit dhe e Ioseut; dhe nëna e bijve të Zebedeut.

    
 
 

57.

 

Edhe si u ngrys, erdhi një njeri i pasur nga Arimatea, me emër Jozef, i cili ishte edhe vet dishepull i Jezusit.

    
 
 

58.

 

Ai shkoi te Pilati dhe i kërkoi trupin e Jezusit. Atëherë Pilati dha urdhër që t`ia dorëzonin trupin.

    
 
 

59.

 

Dhe Jozefi, mbasi e mori trupin, e mbështolli me një pëlhurë të pastër,

    
 
 

60.

 

dhe e vendosi në varrin e vet të ri, që ai kishte hapur në shkëmb; pastaj rrokullisi një gur të madh në hyrje të varrit dhe u largua.

    
 
 

61.

 

Dhe Maria Magdalena dhe Maria tjetër rrinin aty, ulur përballë varrit.

    
 
 

62.

 

Dhe të nesërmen, që ishte mbas ditës së Përgatitjes, krerët e priftërinjve dhe farisenjtë u mblodhën te Pilati,

    
 
 

63.

 

duke thënë: ``Zot, na ra në mend se ai mashtruesi, sa ishte gjallë, tha: "Pas tri ditësh unë do të ringjallem".

    
 
 

64.

 

Prandaj urdhëro që varri të ruhet mirë deri në ditën e tretë, se mos vijnë dishepujt e tij natën e ta vjedhin trupin dhe pastaj t`i thonë popullit: "U ringjall së vdekuri"; kështu mashtrimi i fundit do të ishte më i keq se i pari``.

    
 
 

65.

 

Por Pilati u tha atyre: ``Rojen e keni; shkoni dhe e siguroni varrin, si t`ju duket më mirë``.

    
 
 

66.

 

Dhe ata, pra, shkuan dhe e siguruan varrin dhe, përveç rojës, vulosën gurin.

    
 
 

Mateu 28

 

 

 

 

 
 
HTMLBible Software - by johnhurt.com