Bibla e Shenjtë - Albanian Bible

 

Mateu

 

Kapitulli 15

 

 

1.

 

Atëherë skribët dhe farisenjtë e Jeruzalemit erdhën te Jezusi dhe i thanë:

    
 
 

2.

 

``Përse dishepujt e tu shkelin traditën e pleqve? Sepse nuk i lajnë duart para se të hanë``.

    
 
 

3.

 

Por ai u përgjigj dhe u tha atyre: ``Dhe ju përse shkelni urdhërimin e Perëndisë për shkak të traditës suaj?

    
 
 

4.

 

Perëndia, në fakt, ka urdhëruar kështu: "Ndero atin dhe nënën"; dhe: "Ai që e mallkon të atin ose të ëmën të dënohet me vdekje".

    
 
 

5.

 

Kurse ju thoni: "Kushdo që i thotë atit ose nënës: "Gjithçka me të cilën mund të të mbaja i është ofruar Perëndisë",

    
 
 

6.

 

ai nuk është më i detyruar të nderojë atin e vet dhe nënën e vet. Kështu ju keni prapësuar urdhërimin e Perëndisë për shkak të traditës suaj.

    
 
 

7.

 

Hipokritë, mirë profetizoi Isaia për ju kur tha:

    
 
 

8.

 

"Ky popull po më afrohet me gojë dhe më nderon me buzët; por zemra e tyre rri larg meje.

    
 
 

9.

 

Dhe më kot më nderojnë, duke i mësuar doktrina që janë urdhërime nga njerëzit"``.

    
 
 

10.

 

Pastaj e thirri turmën pranë tij dhe u tha atyre: ``Dëgjoni dhe kuptoni:

    
 
 

11.

 

Njeriun nuk e ndot çfarë i hyn në gojë, por ajo që del nga goja e tij e ndot njeriun``.

    
 
 

12.

 

Atëherë dishepujt e tij iu afruan dhe i thanë: ``A e di se farisenjtë, kur i dëgjuan këto fjalë u skandalizuan?``.

    
 
 

13.

 

Por ai duke u përgjigjur u tha: ``Çdo bimë që Ati im qiellor nuk e ka mbjellë, do të shkulet me rrënjë.

    
 
 

14.

 

Hiqni dorë prej tyre; ata janë të verbër, prijës të verbërish; dhe në qoftë se një i verbër i prin një të verbëri tjetër, të dy do të bien në gropë``.

    
 
 

15.

 

Atëherë Pjetri iu përgjigj dhe i tha: ``Na e shpjego këtë shëmbëlltyrë``.

    
 
 

16.

 

Dhe Jezusi tha: ``As juve s`keni kuptuar akoma?

    
 
 

17.

 

A nuk e kuptoni se çdo gjë që hyn në gojë kalon në bark dhe jashtëqitet në gjiriz?

    
 
 

18.

 

Por gjërat që dalin nga goja, dalin nga zemra; dhe ato ndotin njeriun.

    
 
 

19.

 

Sepse nga zemra dalin mendimet e mbrapshta, vrasjet, shkeljet e kurorës; kurvëria, vjedhjet, dëshmitë e rreme, blasfemitë.

    
 
 

20.

 

Këto janë gjërat që e ndotin njeriun, kurse të hash pa i larë duart nuk e ndot njeriun``.

    
 
 

21.

 

Pastaj Jezusi, pasi u largua që andej, u nis drejt rrethinave të Tiros dhe të Sidonit.

    
 
 

22.

 

Dhe ja, një grua kananease, që kishte ardhur nga ato anë, filloi të bërtasë duke thënë: ``Ki mëshirë për mua, o Zot, o Bir i Davidit! Vajza ime është tmerrësisht e pushtuar nga një demon!``.

    
 
 

23.

 

Por ai nuk iu përgjigj fare. Dhe dishepujt e tij iu afruan dhe iu lutën duke thënë: ``Lëshoje atë, sepse po bërtet pas nesh``.

    
 
 

24.

 

Por ai u përgjigj dhe tha: ``Unë nuk jam dërguar gjetiu, përveç te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit``.

    
 
 

25.

 

Por ajo erdhi dhe e adhuroi, duke thënë: ``O Zot, ndihmomë!``.

    
 
 

26.

 

Ai u përgjigj, duke thënë: ``Nuk është gjë e mirë të marrësh bukën e fëmijëve dhe t`ua hedhësh këlyshëve të qenve``.

    
 
 

27.

 

Por ajo tha: ``Éshtë e vërtetë, Zot, sepse edhe këlyshët e qenve hanë thërrimet që bien nga tryeza e zotërinjve të tyre``.

    
 
 

28.

 

Atëherë Jezusi iu përgjigj duke thënë: ``O grua, i madh është besimi yt! T`u bëftë ashtu si dëshiron``. Dhe që në atë çast e bija u shërua.

    
 
 

29.

 

Pastaj, mbasi u nis që andej, Jezusi erdhi pranë detit të Galilesë, u ngjit në mal dhe u ul atje.

    
 
 

30.

 

Dhe iu afruan turma të mëdha që sillnin me vete të çalë, të verbër, memecë, sakatë dhe shumë të tjerë; i ulën përpara këmbëve të Jezusit dhe ai i shëroi.

    
 
 

31.

 

Turmat mrrekulloheshin kur shikonin se memecët flisnin, sakatët shëroheshin, të çalët ecnin dhe të verbërit shihnin; dhe lëvdonin Perëndinë e Izraelit.

    
 
 

32.

 

Dhe Jezusi i thirri dishepujt e vet pranë vetes dhe u tha: ``Unë kam mëshirë për turmën, sepse u bënë tri ditë që rri me mua dhe nuk ka asgjë për të ngrënë; nuk dua t`i nis të pangrënë, se mos ligështohen gjatë rrugës``.

    
 
 

33.

 

Dhe dishepujt e tij i thanë: ``Po ku mund të gjejmë në këtë vend të shkretë aq bukë sa të ngopim një turmë kaq të madhe?``.

    
 
 

34.

 

Dhe Jezusi u tha atyre: ``Sa bukë keni?``. Ata thanë: ``Shtatë dhe pak peshq të vegjël``.

    
 
 

35.

 

Atëherë ai u dha urdhër turmave që të uleshin për tokë.

    
 
 

36.

 

Pastaj i mori shtatë bukët dhe peshqit, falënderoi, i theu dhe ua dha dishepujve të tij, dhe dishepujt turmës.

    
 
 

37.

 

Dhe të gjithë hëngrën dhe u ngopën; dhe ngritën tepricën e copave, shtatë kosha plot.

    
 
 

38.

 

Dhe ata që hëngrën ishin katër mijë burra, pa i numëruar gratë dhe fëmijët.

    
 
 

39.

 

Pastaj, mbasi e lejoi turmën, hipi në barkë dhe u drejtua për në krahinën e Magdalas.

    
 
 

Mateu 16

 

 

 

 

 
 
HTMLBible Software - by johnhurt.com