Bibla e Shenjtë - Albanian Bible

 

Psalmet

 

Kapitulli 96

 

 

1.

 

Këndojini Zotit një këngë të re, këndojini Zotit, o banorë të të gjithë tokës!

    
 
 

2.

 

Këndojini Zotit, bekoni emin e tij; lajmëroni çdo ditë shpëtimin e tij.

    
 
 

3.

 

Shpallni lavdinë e tij midis kombeve dhe mekullitë e tij midis tërë popujve.

    
 
 

4.

 

Sepse Zoti është i madh dhe i denjë për lëvdimin më të lartë; nga ai duhet të kemi frikë përmbi gjithë perënditë e tjera.

    
 
 

5.

 

Sepse gjithë perënditë e kombeve janë idhuj, por Zoti ka bërë qiejtë.

    
 
 

6.

 

Shkëlqimi dhe madhështia janë para tij, forca dhe bukuria janë në shenjtëroren e tij.

    
 
 

7.

 

Jepini Zotit, o familje të popujve, jepini Zotit lavdi dhe forcë.

    
 
 

8.

 

Jepini Zotit lavdinë që i takon emrit të tij, çojini oferta dhe ejani në oborret e tij.

    
 
 

9.

 

Bini përmbys përpara Zotit në shkëlqimin e shenjtërisë së tij, dridhuni para tij, o banorë të të gjithë tokës.

    
 
 

10.

 

U thoni gjithë kombeve: "Zoti mbretëron; bota është vendosur mirë dhe nuk do të luajë nga vendi; ai do t`i gjykojë popujt me drejtësi".

    
 
 

11.

 

Le të gëzohen qiejtë dhe të gëzohet toka; le të zhurmojë deti dhe gjithçka gjindet në të.

    
 
 

12.

 

Le të ngazëllohet fusha dhe gjithçka gjindet në të. Atëherë tërë drurët e pyllit do të lëshojnë britma gëzimi përpara Zotit,

    
 
 

13.

 

sepse ai vjen, vjen për të gjykuar tokën. Ai do ta gjykojë botën me drejtësi dhe popujt në besnikërinë e tij.

    
 
 

Psalmet 97

 

 

 

 

 
 
HTMLBible Software - by johnhurt.com