Bibla e Shenjtë - Albanian Bible

 

Psalmet

 

Kapitulli 61

 

 

1.

 

O Perëndi, dëgjo britmën time; dëgjo me vëmendje lutjen time.

    
 
 

2.

 

Nga skaji i tokës unë të bërtas ty, ndërsa zemra ime po shkrihet; më ço në shkëmbin që është më i lartë se unë,

    
 
 

3.

 

sepse ti ke qenë një strehë për mua dhe një kështjellë e fortifikuar para armikut.

    
 
 

4.

 

Unë do të banoj në çadrën tënde për gjithnjë, do të kërkoj strehë në hijen e krahëve të tu. (Sela)

    
 
 

5.

 

Sepse ti, o Perëndi, ke plotësuar kërkesat e mia, më ke dhënë trashëgiminë e atyre që kanë frikë nga emri yt.

    
 
 

6.

 

Ti do t`i shtosh ditë të tjera jetës së mbretit; vitet e tij vazhdofshin për shumë breza.

    
 
 

7.

 

Ai do të qëndrojë për gjithnjë në prani të Perëndisë; jepi urdhër mirësisë dhe së vërtetës ta ruajnë.

    
 
 

8.

 

Kështu do t`i këndoj përjetë lavde emrit tënd dhe do t`i plotësoj zotimet e mia ditë për ditë.

    
 
 

Psalmet 62

 

 

 

 

 
 
HTMLBible Software - by johnhurt.com