Bibla e Shenjtë - Albanian Bible

 

Psalmet

 

Kapitulli 10

 

 

1.

 

O Zot, pse qëndron larg? Pse fshihesh në kohë fatkeqësish?

    
 
 

2.

 

I pabesi me kryelartësinë e tij ndjek me dhunë të mjerin; ata do të kapen nga vetë kurthet që ata kanë kurdisur,

    
 
 

3.

 

sepse i pabesi mburret me dëshirat e shpirtit të tij, bekon grabitqarin dhe përbuz Zotin.

    
 
 

4.

 

I pabesi, me arrogancën e fytyrës së tij, nuk e kërkon Zotin; tërë mendimet e tij janë: "Perëndia nuk ekziston".

    
 
 

5.

 

Rrugët e tij lulëzojnë në çdo kohë; gjykimet e tua për të janë shumë të larta, larg kuptimit të tyre nga ana e tij; ai përqesh gjithë armiqtë e tij.

    
 
 

6.

 

Ai thotë në zemër të tij: "Mua askush nuk më tund dot kurrë; nuk do të më ndodhë kurrë ndonjë e keqe".

    
 
 

7.

 

Goja e tij është plot mallkime, hile dhe mashtrime; nën gjuhën e tij ka ligësi dhe paudhësi.

    
 
 

8.

 

Ai rri në pritë në fshatra, vret të pafajshmin në vende të fshehta; sytë e tij përgjojnë fatkeqin.

    
 
 

9.

 

Ai rri në pritë në vende të fshehta si luani në strofkën e tij; rri në pritë për të kapur të mjerin; ai e rrëmben të mjerin duke e tërhequr në rrjetën e tij.

    
 
 

10.

 

Ai rri i strukur dhe i mbledhur, dhe fatzinjtë mposhten para forcës së tij.

    
 
 

11.

 

Ai thotë në zemër të tij: "Perëndia harron, fsheh fytyrën e tij, nuk do ta shohë kurrë".

    
 
 

12.

 

Çohu, o Zot; o Perëndi, ngre dorën tënde; mos i harro të mjerët.

    
 
 

13.

 

Pse i pabesi përçmon Perëndinë? Ai thotë në zemër të tij: "Ti nuk do t`i kërkosh llogari".

    
 
 

14.

 

Por ti e ke parë, sepse ti vëren me kujdes ligësinë dhe pikëllimin, për ta larë më pas me dorën tënde; fatkeqi i ka shpresat te ti; ti je ai që ndihmon jetimin.

    
 
 

15.

 

Thyeja krahun të pabesit dhe të ligut; në rast se ti do të kërkosh ligësinë e tij, nuk do ta gjesh më.

    
 
 

16.

 

Zoti është mbret përjetë; kombet janë zhdukur nga toka e tij.

    
 
 

17.

 

O Zot, ti dëgjon dëshirën e njerëzve të përulur; ti e fortëson zemrën e tyre, veshët e tu janë të vëmendshëm,

    
 
 

18.

 

për t`i dhënë të drejtë jetimit dhe të pikëlluarit, me qëllim që njeriu i krijuar nga dheu të mos kallë më tmerr.

    
 
 

Psalmet 11

 

 

 

 

 
 
HTMLBible Software - by johnhurt.com