Bibla e Shenjtë - Albanian Bible

 

Jobi

 

Kapitulli 26

 

 

1.

 

Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha: "Si e ke ndihmuar të dobëtin,

    
 
 

2.

 

ose si e ke ndihmuar krahun pa forcë?

    
 
 

3.

 

Si e ke këshilluar atë që nuk ka dituri, dhe çfarë njohurish të mëdha i ke komunikuar?

    
 
 

4.

 

Kujt ia ke drejtuar fjalët e tua, dhe e kujt është fryma që ka dalë prej teje?

    
 
 

5.

 

Të vdekurit dridhen nën ujërat, dhe kështu bëjnë edhe banorët e tyre.

    
 
 

6.

 

Para atij Sheoli është i zbuluar, Abadoni është pa vel.

    
 
 

7.

 

Ai shtrin veriun në zbrazëti dhe e mban tokën pezull mbi hiçin.

    
 
 

8.

 

I mbyll ujërat në retë e tij, por ato nuk çahen nën peshën e tyre.

    
 
 

9.

 

E mbulon pamjen e fronit të tij, duke shtrirë mbi të retë e tij.

    
 
 

10.

 

Ka shënuar një kufi të veçantë mbi sipërfaqen e ujërave, në kufirin e dritës me terrin.

    
 
 

11.

 

Kollonat e qiellit dridhen dhe habiten nga kërcënimi i tij.

    
 
 

12.

 

Me forcën e tij qetëson detin, me zgjuarsinë tij ka rrëzuar Rahabin.

    
 
 

13.

 

Me Frymën e tij ka zbukuruar qiejt, dora e tij ka shpuar tejpërtej gjarpërin dredharak.

    
 
 

14.

 

Ja, këto janë vetëm thekët e veprave të tij. Ç`murmurimë të lehtë të tij arrijmë të dëgjojmë! Por vallë kush do të arrijë të kuptojë gjëmimin e fuqisë së tij?

    
 
 

Jobi 27

 

 

 

 

 
 
HTMLBible Software - by johnhurt.com