Bibla e Shenjtë - Albanian Bible

 

Jobi

 

Kapitulli 17

 

 

1.

 

"Fryma ime u copëtua, ditët po më shuhen, varri po më pret.

    
 
 

2.

 

A nuk jam i rrethuar nga njerëz që më përqeshin. Syri im ndalet mbi fyerjet e tyre.

    
 
 

3.

 

Më jep, pra, një peng pranë teje, përndryshe kush do të më shtrëngonte dorën si garant?

    
 
 

4.

 

Nga që i ke penguar mendjet e tyre të kuptojnë, prandaj nuk do t`i bësh të triumfojnë.

    
 
 

5.

 

Kush i tradhton miqtë deri sa t`i grabisë, ka për t`i parë më pak sytë e fëmijëve të tij.

    
 
 

6.

 

Por unë prej tij jam bërë gazi i popujve dhe jam katandisur në një njeri të cilin e pështyjnë në fytyrë.

    
 
 

7.

 

Syri më erret për shkak të dhembjes dhe tërë gjymtyrët e mia nuk janë veçse hije.

    
 
 

8.

 

Njerëzit e drejtë habiten nga kjo, dhe i pafajmi ngrihet kundër të pabesit.

    
 
 

9.

 

Megjithatë i drejti mbetet i lidhur fort me rrugën e tij, dhe ai që i ka duart e pastra fortësohet gjithnjë e më tepër.

    
 
 

10.

 

Sa për ju të gjithë, kthehuni, ejani, pra, sepse midis jush nuk po gjej asnjë njeri të urtë.

    
 
 

11.

 

Ditët e mia shkuan dhe planet e mia u prishën, pikërisht ato dëshira që unë ushqeja në zemër.

    
 
 

12.

 

Ata e ndërrojnë natën në ditë, "drita është afër", thonë, për shkak të errësirës.

    
 
 

13.

 

Në rast se e pres Sheolin si shtëpinë time në rast se e shtrij shtrojen time në terr,

    
 
 

14.

 

në rast se i them vendvarrit: "Ti je ati im", dhe krimbave: "Jeni nëna ime dhe motra ime",

    
 
 

15.

 

ku është, pra, shpresa ime? Kush mund të dallojë ndonjë shpresë për mua?

    
 
 

16.

 

A do të zbres vallë në portat e Sheolit, kur do të gjejmë bashkë prehje në pluhur?".

    
 
 

Jobi 18

 

 

 

 

 
 
HTMLBible Software - by johnhurt.com