Bibla e Shenjtë - Albanian Bible

 

Levitiku

 

Kapitulli 24

 

 

1.

 

Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

    
 
 

2.

 

"Urdhëro bijtë e Izraelit të të sjellin vaj të pastër ullinjsh të shtypur për dritën e shandanit, për t`i mbajtur llambat vazhdimisht të ndezura.

    
 
 

3.

 

Në çadrën e mbledhjes, jashtë velit që është përpara dëshmisë, Aaroni do të kujdeset për vazhdimësinë nga mbrëmja deri në mëngjes para Zotit. Éshtë një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj.

    
 
 

4.

 

Ai do të kujdeset për llambat e shandanit prej floriri të pastër që janë para Zotit, për vazhdimësinë.

    
 
 

5.

 

Do të marrësh majë mielli dhe me të do të pjekësh dymbëdhjetë kulaç; çdo kulaç do të jetë dy të dhjetat e efës.

    
 
 

6.

 

Do t`i vendosësh në dy radhë, gjashtë në çdo radhë, mbi tryezën prej ari të pastër, përpara Zotit.

    
 
 

7.

 

Dhe në çdo radhë do të vësh temjan të pastër, i cili ka për të qenë një kujtim mbi bukën, si një flijim i bërë me zjarr për Zotin.

    
 
 

8.

 

Çdo të shtunë ai do t`i vendosë bukët përpara Zotit, në vazhdimësi; ato do të merren nga bijtë e Izraelit; kjo është një besëlidhje e përjetshme.

    
 
 

9.

 

Bukët i përkasin Aaronit dhe bijve të tij, dhe këta do t`i hanë në një vend të shenjtë, sepse do të jenë një gjë shumë e shenjtë për atë midis flijimeve të bëra me zjarr para Zotit. Éshtë një ligj i përjetshëm".

    
 
 

10.

 

Ndërkaq biri i një gruaje izraelite dhe i një egjiptasi doli në mes të bijve të Izraelit; dhe ndërmjet djalit të gruas izraelite dhe një izraeliti plasi një grindje.

    
 
 

11.

 

Biri i izraelites blasfemoi emrin e Zotit dhe e mallkoi atë; kështu e çuan te Moisiu. (Nëna e tij quhej Shelomith, ishte e bija e Dibrit, nga fisi i Danve).

    
 
 

12.

 

E futën në burg, deri sa t`u tregohej vullneti i Zotit.

    
 
 

13.

 

Dhe Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

    
 
 

14.

 

"Çoje atë blasfemues jashtë kampit; të gjithë ata që e kanë dëgjuar të vënë duart e tyre mbi kokën e tij dhe gjithë asambleja ta vrasë me gurë.

    
 
 

15.

 

Pastaj folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: "Kushdo që mallkon Perëndinë e tij, do të mbajë fajin e mëkatit të tij.

    
 
 

16.

 

Dhe kushdo që e shan emrin e Zotit do të dënohet me vdekje; tërë asambleja do ta vrasë me gurë. I huaj apo i lindur në vend, ai që blasfemon emrin e Zotit do të dënohet me vdekje.

    
 
 

17.

 

Kush ia heq jetën një njeriu, do të vritet.

    
 
 

18.

 

Kush rreh për vdekje një kafshë, do ta paguajë: jetë për jetë.

    
 
 

19.

 

Kur dikush i shkakton një dëmtim fqinjit të tij, ai do të pësojë po atë që i ka bërë tjetrit;

    
 
 

20.

 

thyerje për thyerje, sy për sy, dhëmb për dhëmb; ai do të pësojë po atë gjymtim që u ka shkaktuar të tjerëve.

    
 
 

21.

 

Kush rreh për vdekje një kafshë, do ta paguajë; por ai që ia heq jetën një njeriu do të vritet.

    
 
 

22.

 

Do të keni të njëjtin ligj për të huajin dhe për atë që ka lindur në vend; sepse unë jam Zoti, Perëndia juaj".

    
 
 

23.

 

Pastaj Moisiu u foli bijve të Izraelit, të cilët e çuan jashtë kampit atë blasfemues dhe e vranë me gurë. Kështu bijtë e Izraelit vepruan ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

    
 
 

Levitiku 25

 

 

 

 

 
 
HTMLBible Software - by johnhurt.com