Bibla e Shenjtë - Albanian Bible

 

Eksodi

 

Kapitulli 6

 

 

1.

 

Zoti i tha Moisiut: "Tani ke për të parë çfarë kam për t`i bërë Faraonit; sepse i detyruar nga një dorë e fuqishme ai do t`i lërë të shkojnë; po, i detyruar nga një dorë e fuqishme do t`i dëbojë nga vendi i tij".

    
 
 

2.

 

Pastaj Zoti i foli Moisiut dhe i tha: "Unë jam Zoti,

    
 
 

3.

 

dhe i jam shfaqur Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, si Perëndi i plotfuqishëm; por ata nuk më kishin njohur kurrë me emrin tim, Zot.

    
 
 

4.

 

Kam caktuar gjithashtu besëlidhjen time me ta, duke u premtuar se do t`u jap vendin e Kanaanit, vendin ku qëndruan si të huaj.

    
 
 

5.

 

Dëgjova edhe kujën e bijve të Izraelit që Egjiptasit i mbajnë në skllavëri dhe m`u kujtua besëlidhja ime.

    
 
 

6.

 

Prandaj u thuaj bijve të Izraelit: "Unë jam Zoti; do t`ju heq nga punët e rënda që ju kanë imponuar Egjiptasit, do t`ju çliroj nga skllavërimi i tyre dhe do t`ju çliroj me krah të shtrirë dhe ndëshkime të mëdha.

    
 
 

7.

 

Do t`ju marr si popullin tim, dhe do të jem Perëndia juaj; dhe ju do të mësoni që unë jam Zoti, Perëndia juaj, që ju heq nga punët e rënda të imponuara nga Egjiptasit.

    
 
 

8.

 

Dhe do t`ju bëj të hyni në vendin, që u betova t`i jap Abrahamit, Isakut dhe Jakobit; dhe do t`jua jap atë në trashëgimi. Unë jam Zoti"".

    
 
 

9.

 

Kështu u foli Moisiu bijve të Izraelit; por ata nuk ia vunë veshin Moisiut, nga shkaku i ankthit dhe i skllavërise së rëndë.

    
 
 

10.

 

Zoti i foli edhe më Moisiut, duke i thënë:

    
 
 

11.

 

"Shko, foli Faraonit, mbretit të Egjiptit, që të lejojë bijtë e Izraelit të dalin nga vendi i tij".

    
 
 

12.

 

Por Moisiu foli përpara Zotit dhe i tha: "Ja, bijtë e Izraelit nuk më dëgjuan; si mundet Faraoni të më dëgjojë mua, që jam i parrethprerë në buzë?".

    
 
 

13.

 

Por Zoti i foli Moisiut dhe Aaronit dhe i urdhëroi të shkonin te bijtë e Izraelit dhe te Faraoni mbret i Egjiptit, me qëllim që t`i nxirrnin bijtë e Izraelit nga vendi i Egjiptit.

    
 
 

14.

 

Këta janë kryetarët e familjeve të tyre. Bijtë e Rubenit, të parëlindurit të Izraelit qenë: Hanoku dhe Pallu, Hetsroni dhe Karmi. Këto qenë familjet e Rubenit.

    
 
 

15.

 

Bijtë e Simeonit qenë: Jemueli, Jamini, Ohadi, Jakini, Tsohari dhe Sauli, bir i Kananeases. Këto qenë familjet e Simeonit.

    
 
 

16.

 

Këta janë emrat e bijve të Levit, sipas brezave të tyre: Gershomi, Kehathi dhe Merari. Levi jetoi njëqind e tridhjetë e shtatë vjet.

    
 
 

17.

 

Bijtë e Gershomit qenë: Libni dhe Shimej, bashkë me familjet e tyre.

    
 
 

18.

 

Bijtë e Kehathit qenë: Amrami, Jitshari, Hebroni dhe Ucieli. Kehathi jetoi njëqind e tridhjetë e tre vjet.

    
 
 

19.

 

Bijtë e Merarit qenë: Mahli dhe Mushi. Këto qenë edhe familjet e Levitëve sipas brezave të tyre.

    
 
 

20.

 

Amrami mori për grua Jokebedën, motrën e atit të tij; dhe ajo i lindi Aaronin dhe Moisiun. Amrami jetoi njëqind e tridhjetë e shtatë vjet.

    
 
 

21.

 

Bijtë e Itsharit qenë: Koreu, Nefegu dhe Zikri.

    
 
 

22.

 

Bijtë e Ucielit qenë: Mishaeli, Eltsafani dhe Sitri.

    
 
 

23.

 

Aaroni mori për grua Elishebën, të bijën e Aminadabit dhe motër e Nahashonit; dhe ajo i lindi Nadabin, Abihun, Eleazarin dhe Ithamarin.

    
 
 

24.

 

Bijtë e Koreut qenë: Asiri, Elkanahu dhe Abiasafi. Këto qenë familjet e Koreut.

    
 
 

25.

 

Eleazari, bir i Aaronit, mori për grua një nga bijat e Putielit; dhe ajo i lindi Fineasin. Këta qenë të parët e etërve të Levitëve në familjet e tyre.

    
 
 

26.

 

Dhe këta janë vet Aaroni dhe Moisiu, të cilëve Zoti u tha: "Nxirrini bijtë e Izraelit nga vendi i Egjiptit, sipas rendit të tyre".

    
 
 

27.

 

Këta janë ata që i folën Faraonit mbretit të Egjiptit për të nxjerrë bijtë e Izraelit nga Egjipti; ata janë vetë Moisiu dhe Aaroni.

    
 
 

28.

 

Por erdhi dita kur Zoti i foli Moisiut në vendin e Egjiptit,

    
 
 

29.

 

kur Zoti iu drejtua Moisiut dhe i tha: "Unë jam Zoti! Thuaji Faraonit, mbretit të Egjiptit, tërë ato që po të them".

    
 
 

30.

 

Atëherë Moisiu u përgjigj kështu para Zotit: "Ja, unë jam i parrethprerë në buzë; prandaj si mund të më dëgjojë Faraoni?".

    
 
 

Eksodi 7

 

 

 

 

 
 
HTMLBible Software - by johnhurt.com